Berisha: Pagat e pensionet do rriten

berishaaaaaa Berisha: Pagat e pensionet do rriten Kryeministri Sali Berisha iu eshte kunderpergjigjur zerave per anulimin e rritjes se pagave dhe pensioneve. Berisha ka theksuar ne nje postim ne Facebook se ato do te rriten, dhe kjo do te vertetohet sipas tij sepse ai eshte njeri i fjales dhe do te mbaje premtimet e dhena.

Ne nje njoftim te Ministrise se Financave eshte konfirmuar se rritja e pagave do te ndodhe ashtu sic esht parashikuar ne buxhet dhe do te hyje ne fuqi ne daten 15 korrik. Ekspertet kane bere nje draft i cili ndalon ne menyre absolute cdo prokurorim te ri publik per te investuar dhe ngrin shpenzimet per dieta dhe udhetime te administrates. Kriza e renduar e financave publike ka detyruar Ministrine e Financave qe te pergatise serizosht kete vendim per te frenuar shpenzimet e buxhetit.

Top Channel nje dite me pare ka publikuar lajmin per te kufizuar shpenzimet ne mes te vitit buxhetor qe eshte shendrruar ne nje zakon per financat publike pas vitit 2009, por kesaj radhe kjo situate eshte renduar akoma me shume. ‘Eshte e domosdoshme qe urdheri per te kufizuar shpenzimet te kaloje ne qeveri per te marre nje forme ligjore, pasi cdo dite qe kalon financat e shtetit perkeqesohen me shume deri ne pamundesi per te shlyer detyrimet energjente’, shprehen burimet e Financave per Top Channel.

Kjo qeveri 5 muajt e pare te vitit 2013 ka shpenzuar rreth 80% te gjithe kufirit vjetor te huamarrjes se brendshme. Mendohet se ne qershor shifra ka vazhduar te rritet edhe me teper. Thesari nuk po shlyen faturat pas rendimit te kesaj situate dhe tani as ato qe jane pranuar zyrtarisht. Burimet nga Financat deklarojne se dy muajt e fundit jane mbledhur rreth 2 miliarde leke detyrime qe duhen shlyer bizneseve dhe kane kryer pune publike muajt e fundit. Ne Thesarin e Shtetit keto fatura njihen zyrtarish dhe pranohen vec borxhit te madh qe ngelet i prapambetur.

Gjate viteve te fundit eshte grumbulluar shuma qe arrin deri ne 200 milione euro. Tani mbetet e pamenaxhueshme rendimi i situates financiare te qeverise. Qeveria e rene, pas humbjes se zgjedhjeve nuk e zoteron me mandatin per te nderhyre ne buxhet. Ne muajin tetor pritet qe qeveria e re te rishikoje buxhetin. Rreziku me i madh deri ne krijimin e qeverise se re nuk mbetet vetem borxhi. Te ardhurat ne renie dyshifrore dhe borxhin ligjor jane shteruar gati ne 100%. Eshte rrezik per qeverine e re qe te paguaje ne kohe rrogat e administrates dhe pensionet.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply