Boks, shqiptari sfidon kampionin serb

nuri seferi1 Boks, shqiptari sfidon kampionin serbNuri Seferi nje bokstier Shqiptar nga Gostivari i Maqedonise do te ndeshet sot me bostierin serb, Nenad Stankovic, per titullin e kampionit te Europes ne versionin WBO. Nje dite me pare bokstieret bene peshimet zyrtare dhe gjate konferences se perbashket per media ata bene te ditur se jane te pergatitur ne maksimum per ndeshjen.

Bokstieri Shqiptar Nuri Seferi theksoi ne fjalen e tij se nuk del i papergatitur ne ring, per kesaj radhe duke u nisur nga fakti qe do te kete nje kundershtar serb e ben ate te jape maksimumin e tij per nje fitore te mundshme.

“Kundershtaret per mua ciletdo qofshin me bejne te shtoj motivin per te qene sa me ne forme ne ring, por kesaj radhe ky eshte nje rast i vecante dhe me frymezon akoma me shume. Jam pergatitur shume mire dhe neser jam mese i gatshem te ndeshem. Rivali im pra kundershtari serb eshte shume i forte dhe kete e tregon dhe fakti se qe nga viti 2007 nuk ka humbur asnje ndeshje.

Ndeshjen e neserme e shikoj te jete nje ndeshje e forte, por une jam maksimalisht tejet i pergatitur dhe fitoren ne fund e ta fitoje me i miri”, tha ne fjalen e tij per shtyp bokstieri shqiptar nga Gostivari.

Ndersa nga krahu tjeter bokstieri serb ka vlersuar kundershtarin shqiptar duke thene ne fjalen e tij se nuk mund te flitet per fitore perpara ndeshjes. Edhe ai deklaron se kete takim le ta fitoje me i miri.

“Une jam kampion ne versionin GBU/WBO ne kategorine e mesme, ku Holifilldi eshte kampion i botes. Persa i perket kundershtarit tim une e vlersoj se ai eshte luftetar i mire dhe do te bej me te miren per tiu pergjigjur ne menyren e duhur ne kete ndeshje. Dhe ne fund le te fitoje me i forti” tha ne fjalen e tij kampioni ne fuqi, Nenad Stankovic.

Perballja mes dy bokstiereve Nuri Seferi dhe Nenad Stankovic do te zhvillohet me 12 raunde, ndersa organizatoret deklaruan se per kete ndeshje boksi interesimi ka qene tejet i madh.

Ndersa ne fund bokstieri shqiptar Nuri Seferi tha se nese arrin te mposhe kundershtarin Serb kete fitore do t’ia dedikoj 100-vjetorit te pavarsise.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply