Heroine ne burg per Alket Rizain, arrestohen dy police

alket rizai 300x201 Heroine ne burg per Alket Rizain, arrestohen dy policeGreqi – Edhe nje here tjeter emri i Alket Rizait, nje nder Shqiptaret me te njohur ne Greqi, ka dale ne drite dje, kur u zbulua se disa police e furnizonin me droge. Keshtu, policia greke ka arrestuar 2 policet e burgut te Malandrinos te cilet u kapen me rreth 300 gram heroine.

Sipas hetimeve te para, drgoa qe iu gjet policeve ishte e destinuar per te brugosurin shqiptar, Alket Rizai. Dy oficeret e burgut e kishin pranuan se lenda narkotike ishte per te brugosurin shqiptar Alket Rizai dhe se ne te kaluaren e afert, ata kishin futur edhe telefona.

Madje ata thane se ishin bere perpjekje qe te kalonin edhe arme ne burgun Malandrinos. Mallakastrioti eshte shnderruar ne protgonist absolut per shkak te lidhjeve te tij me boten e mafias greke apo dy arratisjet spektakolare nga burgu, me helikoptere te porositur per te. Madje ai ka deklaruar se do te arratiset per here te trete nga burgu, ku po mbahej aktualisht.

 

Deshmia e Rizait

Nderkaq, shqiptari Alket Rizai ka mbajtur gjithe pergjegjesine, lidhur me organizimin e rrjetit, qe vepron brenda burgut dhe pjesemarrjen e dy oficereve ne futjen e droges dhe telefonave celulare ne qeli.

Duke folur per medien, Rizai argumenton se para nje muaji e gjysme kishte vene te tijte per te rrembyer njerin prej gardianve te arrestuar, i cili u mbajt peng ne mal per rreth dy ore. Mediet greke shkruajne se kercenimi i Rizait ndaj oficerit te burgut permblidhej me fjalet “Duhet te me sjellesh disa telefona dhe droge, perndryshe do te vras ty dhe familjen tende”. Rizai pohon se per oficerin e pare te burgut, kjo ishte hera e pare qe kishte ndodhur.

Shqiptari tha nga burgu: “Ai mu pergjerua se nuk mund ta bente, por une e kercenova”. Domethene e beri, sepse kishte frike per jeten e tij dhe te familjes se tij. Persa i perket gardianit te dyte te perfshire ne kete afere, i denuari shqiptar thote se nuk di gje. Nderkohe dy oficeret e burgut te arrestuar me sasine e droges, do te dergohen ne gjykate per t’u njohur me masen e sigurise.

Vasilis Paleokostasi Fantomasi  Heroine ne burg per Alket Rizain, arrestohen dy policeArratisja 1 me “Fantomasin”

Alket Rizai bashke me Vasilis Paleokostasi njohur si “fantomasi”, me 2 qershor 2006 u arratisen nga burgu i Athines me nje helikopter. Rojet greke te burgut qe ndodheshin ne momentin e arratisjes, kane kujtuar se helikopteri qe po ulej ishte i policise dhe ndoshta ishte ndonje VIP ne te ose po behej ndonj transferim i zakonshem.

Ata nuk kane mundur te shohin gje, sepse nje re pluhuri eshte ngritur nga ulja dhe ngritja e helikopterit. Ne ate kohe, pas dy ore kerkimesh forcat e policise kane mundur te gjejne te braktisur helikopterin rreth 55 km larg Athines, ne lokalitetin “Sisto”.

U gjeten edhe 2 motoret te braktisur, te cilet mendohen se jane perdorur prej te arratisurve nga burgu grek ne Koridhalo. Ata u futen ne thellesi te zones se pyllezuar dhe askush nuk i ka pare.

Arratisja 2 me helikopter

Me 21 shkurt 2009, tre vejt pas arratisjes se tij te pare, ai serish ka zgjedhur nje helikopter, te njejten skeme per te kaluar muret e larta te burgut, ku vuante denimin. Kur ai ka qene ne ajrosje, bashke me gjithe te burgosurit e tjere, nje helikopter ka kaluar siper burgut, ka hedhur nje pale shkalle dhe ne to eshte ngjitur shqiptari Alket Rizai.

Menjehere ne burg eshte dhene alarmi per kete arratisje, nderkohe qe forcat e policise kane nisur kerkimet per kapjen e tij. Mediat greke kane raportuar se dy nga burrat me te kerkuar ne Greqi kane marre guximin dhe me nje helikopter kane shpetuar nga burgu i sigurise se larte ne Athine, per here te dyte ne 3 vjet. U kap pak muaj me vone dhe u dergua ne nje burg te sigurise se larte, por ka lajmeruar arratisjen e trete.

Historia!

alket rizai 1 Heroine ne burg per Alket Rizain, arrestohen dy policeShqiptari 33 vjec nga Ballshi, i biri i Donikes dhe i Ramizit, konsiderohet po kaq i rrezikshem sa edhe shume te denuar te tjere. Emigrant prej vitesh ne Greqi, Rizai vuante denimin per vrasjen e nje qytetari grek, sipermarresin Thanasi Koropiotis, per te cilin dyshonte se kishte lidhje me te dashuren e tij ruse, Oksana.

Ngjarja ka ndodhur me 3 maj 2003. Autoret e rrembyen te riun helen Koropioti, ne Marusi dhe me tej me nje makine e derguan ne pyjet e zones se Atikes, ku edhe e ekzekutuan e me pas e zhduken kufomen.

Fillimisht policia arrestoi tre bashkepuntoret e Rizait, dy greke dhe nje ruse, ndersa nje muaj me vone u arrestua edhe i dyshuari shqiptar. Ne pranga rane edhe greket Kiriako Pakaturidi, Janguli Foka dhe rusja Viktorja Tarasevic.

Mediat greke i kane dhene epitetin e kryetarit te nje grupi mafioz qe rremben persona dhe i vriste  qysh ne vitin 2003, kur ai per rreth nje muaj e gjysme, u perpoq ti shpetonte policise greke. Ishte viti kur Rizai akuzohet per vrasjen e nje te riu grek, elektricistit Athanas Koropioti per t’i marre te dashuren e ketij te fundit, nje vazje nga rusia.

 

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply