Vlora çel sezonin turistik

Vlora sezoni 300x225 Vlora çel sezonin turistik Celja e sezonit turistik u zyrtarizua nga Bashkia e Vlores. Dyert e qytetit te Vlores sipas qytetarit te pare Shpetim Gjika do te jene te hapura per te gjithe turistet vendas dhe te huaj. Gjika tha se infrastruktura dhe struktura turistike ne sherbim te ketij sektori jane permirsuar dhe plotesuar, nga perpjekjet e operatoreve turistike te mbeshtetur fuqishem nga Bashkia e Vlores. Ne kushtet e indiferences se investimeve te qeverise qendrore, ata kane arritur ta anashkalojne ate.

Mer rastin e ketij aktiviteti edhe vete kryetari i PS-se Edi Rama, prezantoi si kandidat deputetin e ketij qarku. Perpara qytetareve vlonjate zoti Rama akuzoi serish Qeverine se izoloi kryeqytetin e Pavarsise duke penguar keshtu zhvillimin e tij. Rama tha se Vlora do te ndryshonte shume nese ne Tirane do te kishte patur nje qeveri te atille e cila do t’a shihte kete qytet me syte e zemres. Per fate te keq, Vlora se ka patur nje Qeveri te tille, per me teper ajo nder vite ka lene kete qytet te izoluar nga pjesa tjeter e Shqiperise. Ai theksoi se Partia Socialiste do t’a nise nga Vlora rrugen drejt rilindjes shqiptare. Gjithashtu Rama ka premtuar pas pas zgjedhjeve Vlora do te filloje te realizoje endrrat dhe shpresat qe deri tani kane qene te pamundura, por sipas tij asgje nuk eshte e pamundur tani qe jane te bashkuar.

Rama shtoi se pas dites se zgjedhjeve, ky qytet do te kete ne Tirane Qeverine qe i nevojitet per te qene ne lartesine e duhur se bashku me qytetaret kudo qe ndodhen, per Vloren e Ismail Qemalit dhe te qytetareve te tjere evropiane. Izolimi sipas tij do te hiqet se shpejti dhe tani duke patur prioritetin e pare qe Tirana dhe Vlora, Vlora dhe Shqiperia do te lidhen me rrugen qe ka enderruar ky qytet, kryeqyteti nga nisi historia e shtetit shqiptar, qyteti ku u realizua endrra e pare e shqiptareve per atdheun e tyre. Ses shpejti do te nise dhe realizimi i planit urban per Vloren. Per te takuar dhe pershendetur banoret e Vlores, Rama pershkoi ne kembe bulevardin Vlore-Skele dhe ne hyrje te Skeles, ne pjesen ku nis dhe rruga e re pedonale gati e perfunduar nga Bashkia e Vlores, Rama eshte bashkuar dhe me qytetaret vlonjate dhe grupe te ndryshme popullore te ardhur nga i gjithe rajoni.

Arikuj Te Ngjashem:


Leave a Reply